Për habinë e arkeologëve dhe paleontologëve janë zbuluar pesë mamuthë të epokës së akullit në një gjendje të jashtëzakonshme ruajtjeje në Cotswolds të Anglisë.
Mbetjet e dy të rriturve, dy të miturve dhe një vogli të 200 mijë vjetësh më parë janë zbuluar pranë Swindon-it, së bashku me mjetet e përdorura nga Neandertalët, të cilët ka të ngjarë t’i kenë gjuajtur ata.
Sipas të përditshmes “The Guardian”, pritet të gjenden më shumë gjetje sepse vetëm një pjesë e zonës së madhe është gërmuar.
Të gjitha gjetjet e asaj kohe do të ofrojnë të dhëna të reja se si paraardhësit neandertalë kanë jetuar në kushtet e vështira të Britanisë së epokës së akullit, një periudhë parahistorie për të cilën dihet pak.
Studiuesit besojnë se mbetjet e gjetura datojnë rreth 220 mijë vjet më parë, kur Britania ishte ende e pushtuar nga Neandertalët gjatë një periudhe më të ngrohtë të njohur si MIS7.
Temperaturat në rënie i kanë detyruar Neandertalët drejt jugut dhe ky vend ishte asokohe një fushë e harlisur, pjellore, në të cilën tërhiqeshin si kafshët ashtu edhe njerëzit.
Mamuthët më të hershëm besohet se kanë ardhur nga Afrika rreth pesë milionë vjet më parë. Dhe kjo specie e veçantë që është gjetur, mamuthi i stepës, ishte më i madhi prej tyre.
Gërmimet kanë zbuluar gjithashtu prova të mëtejshme të aktivitetit të Neandertalit në vend, duke përfshirë mjetet që mund të jenë përdorur për pastrimin e lëkurës së freskët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë
-
Përgatitja për Zgjerim – Kontributet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një konferencë
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Përgatitja për Zgjerim – Kontributet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një konferencë
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë