Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtate të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Sipas rezultateve të KQZ-së, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini me gjashtë mijë e 192 vota ose 51.16 për qind ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani me pesë mijë e 912 vota ose 48.84 për qind.
Dy ditë më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.
Ndryshe, më 25 nëntor, Gjykata Supreme pati vendosur për rivotim të diasporës nga Dragashi.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhej në aktgjykim.
PZAP kishte aprovuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani.
Pas vendimit të Gjykatës Supreme që votat e ardhura me postë nga jashtë për Komunën e Dragashit të mos njihen, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deklaroi se ka mirëpritur këtë vendim.
Sipas PDK-së, votat që kanë ardhur me postë kanë qenë të manipuluara.
“Votat që kishin ardhur me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor dhe cenimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit të cilët më 14 nëntor përmes një procesi fer e demokratik rizgjodhën Shaban Shabanin kryetar për mandatin e ri katërvjeçar”, thuhej në njoftimin e PDK-së.
Në Dragash ishte përmbysur rezultati pas numërimit të votave të ardhura nga diaspora, duke nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Bexhet Xheladini, i cili kishte marr gjithsej 244 vota, ndërsa kandidati i cili me votat e 14 nëntorit doli fitues, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga diaspora kishte arritur të marr vetëm 54 vota.
Kjo ishte bërë e ditur pas përfundimit të numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë