Ditën e enjte të 9 dhjetorit në Nion të Zvicrës është mbajtur shorti për përcaktimin e grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian Femra U-19 2022.
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mësuar skuadrat që do të kenë përballë. Vajzat kuqezi dhe ato dardane do të tentojnë ngjitjen drejt Ligës A.
Shqipëria është pjesë e Grupit B6, së bashku me Turqinë, Izraelin dhe Qipron. Kosova është pjesë e Grupit B4, së bashku me Skocinë, Estoninë dhe Kazakistanin.
Sipas vendimit të marrë në vitin 2020 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për femra janë riorganizuar, teksa skuadrat janë ndarë në dy Liga, A dhe B.
Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.
Në ditët në vijim do të njiheni me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë