Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Joseph Borell, pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shprehën haptazi kundërshtimet mes vete në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Borell, ishte i prerë në atë se “Asociacioni i Komunave Serbe duhet të implementohet”.
Në anën tjetër, Kurti teksa ka përmendur 33 marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradit zyrtar gjithmonë pëlqen të përmend një marrëveshje”.
Për Drejtorin e Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin e Columbia-s, David L. Phillips, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është e tepërt, pasi sipas tij Kosova tashmë ka një përkushtim të gjerë për të drejtat e pakicave përmes kushtetutës së saj.
Megjithatë ai për Albanian Post ka bërë të ditur se Asociacioni sa do që është i urryer duhet të implementohet.
Dhe për këtë ai ka propozuar disa modalitete se si Kosova mund ta funksionalizojë këtë marrëveshje.
“Asociacioni i zhveshur nga pushteti ekzekutiv duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni nuk duhet të jetë një-etnike përkundrazi duhet të përfshijë grupe të ndryshme për të inkurajuar parimin e pluralizmit”, ka thënë Phillips për AP.
“Asociacioni duhet t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk duhet të jetë e përjetshme, duhet të rishikohet periodikisht për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e tij”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, profesori i universitetit të Winchester, Seb Bytyçi për AP, ka potencuar se Kosova nuk duhet ta implementojë asociacionin jashtë kornizës së Gjykatës Kushtetues.
Bytyçi, duke e komentuar “zënkën” në mes të Kryeqeveritarit Kurti dhe Kryediplomatit të BE-së, Borrell për çështjen e implementimit të Asociacionit ka theksuar se unioni është duke vuajtur nga rënia e kredibilitetit të saj në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, Borrell është treguar i pamatur me disa deklarata kështu duke e dëmtuar besueshmërinë e tij si ndërmjetësues neutral në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Kosova si pale nuk e ka për obligim të pajtohet me ndërmjetësuesin, sidomos kur ka dyshime për anim. Palët i mbrojnë qëndrimet e veta, kurse ndërmjetësuesi ka detyrën e përafrimit të qëndrimeve. Nëse njëra palë qysh në fillim pajtohet me ndërmjetësuesin, kjo domethënë që ‘pika e ndërmjetme’ zhvendoset në favor të palës tjetër”, ka thënë ai për AP.
Çka kishte thënë Gjykata Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe?
Gjykata Kushtetuese marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 për Asociacionin e kishte shpallur si “jo tërësisht në pëpurthje me frymën e Kushtetuës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”.
Pas nënshkrimit të këtij vendimi të Kushtetueses, ajo i ishte lënë në dorë Qeverisë së Kosovës që të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të parimeve të marrëveshjes për Asociacionin të 19 prillit të vitit 2013.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’