Ish-trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është emëruar trajner i skuadrës shqiptare, Egnatia.
Lajmin për afrimin e trajnerit nga Shkupi e ka bërë të ditur vet klubi i Egnatias, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
“Mirë se vjen Zekirija Ramadani. Presidenti Demrozi zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës. I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, thuhet në postimin e klubit.
Kujtojmë që Ramadni vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga klubi i Prishtinës, pas një fillim sezoni të dobët nga ana e tij.
Ndërsa, në edicionin e kaluar ai arriti të fitojë titullin kampion të Kosovës me Prishtinën, pas një pritje prej tetë vjetësh.
Ai është një ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit kosovar, i cili ka fituar titullin kampion me tri klube të ndryshme, ku përveç Prishtinës, suksesin e shijoi edhe me Trepçën’89 dhe Feronikelin.
Ndërsa, përveç klubeve të lartcekura, Ramadani ka drejtuar edhe ekipe tjera si Shkupi e Flamurtari i Vlorës.
Sa i përket klubit të tij të ri, Egnatias, ata gjenden në pozitën e gjashtë, me 10 pikë të grumbulluara, në elitën e futbollit shqiptar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës