“Mbrojta e konsumatorit në fushën e tregtimit online. Investime në digjitalizim në sektorë të ndryshëm të qeverisë”.
Fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se është miratuar marrëveshja me vendim për “Mbrojtjen e Konsumatorit”, e fokusuar në blerjet online.
Ibrahimaj bëri me dije se në fokus të kësaj VKM-je është siguria e konsumatorit në momentin që kryen blerje me saktësimet që duhet të ketë kontrata e këtij tregtimi. Kjo, sipas saj ka të bëjë me kthimin e mallrave e cila ka një afat kohor 14 ditor.
E pyetur se si do të kontrollohen subjektet që shesin online, të cilat nuk janë të regjistruar te tatime, Ibrahimaj theksoi se me ligjin e ri të fiskalizimit çdo produkt që shitet do të regjistrohet online.
“Pra kjo”, theksoi ajo, “çdo blerësi që do i jepet fatura tatimore duhet të deklarojë numrin e NIPT-it”.
Ndërsa, vijoi më tej se për sa i përket “boom-it” të subjekteve online ata do të kontrollohen nga një grup task-force që është ngritur më herët.
Kjo e fundit, “në mënyrë inteligjente”, do të gjurmojë këto subjekte në transaksionet që kryejnë.
“Gjurmimi nuk bëhet vetëm nga fatura por dhe nga transaksionet që kryhen online”, theksoi Ibrahimaj.
Ajo e mbylli duke vënë në dukje se pandemia solli blerjet e produkteve online brenda dhe jashtë vendit.
“VKM–ja e sotshme ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryhen blerjet dhe transaksionet online”, e përmbylli ministrja Ibrahimaj.
Një tjetër vendim që u miratua gjatë kësaj dite kishte të bënte me projektligjin se Shqipëria do të bëhet anëtare e turizimit në Konventën e Kombeve të Bashkuara.
Lajmi u bë i ditur na ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka të bëjë me rritjen e cilësisë së operatorëve të guidës turistike, sindikatat dhe shtetet palë të kësaj konvente.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave