Nga 130 mostra të testuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë, 32 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe një person ka humbur jetën, ka njoftuar Shtabi i Krizës në Komunën e Mitrovicës së Veriut më 2 dhjetor, raporton REL.
Ky është publikimi i fundit i situatës epidemiologjike në 10 komuna me shumicë serbe që nga 27 nëntori.
Sipas të dhënave të këtij shtabi, numri i rasteve aktive me koronavirus në komunat me shumicë serbe, është 525.
Në anën tjetër, Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar më 2 dhjetor se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste të reja me koronavirus. Raste aktive me koronavirus janë 320.
Sistemi shëndetësor në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është krejtësisht i ndarë nga sistemi shëndetësor qendror i Prishtinës zyrtare.
Autoritetet kosovare më herët kanë thënë se të dhënat nga komunat serbe nuk merren për arsye teknike.
Siç kanë thënë, në fillim të pandemisë, komunat me shumicë serbe i kanë dërguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës raportet me të dhënat mbi gjendjen me COVID-19, por ndërkohë kjo praktikë është ndërprerë.
Të infektuarit me koronavirus nga komunat me shumicë serbe kryesisht mjekohen në Graçanicë ose në Mitrovicën e Veriut. Rastet më të rënda dërgohen në qendrat e mjekësisë në qytete të Serbisë, kryesisht në Krushevc.
Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 16 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 424 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 10 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 320.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 285 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 856 mijë e 150 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 763 mijë e 652.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
MEPJ thërret ambasadorin serb, pas deklaratave të Vulin për vizitën e Ramës në Athinë
-
Damka ndihet “i neglizhuar” nga “shtetet mike” që kushtëzuan Kosovën për KiE
-
Vuçeviç takon ambasadorin rus, diskutojnë për çështjen e dinarit
-
Organizatat e shoqërisë civile letër KiE-së: Jemi të shqetësuar për perspektivën evropiane të Kosovës
Lajmet kryesore
-
Kurti për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit