Osmani për Rugovën: Do kujdesem maksimalisht ta ruaj trashëgiminë e tij politike, pra miqësinë me Amerikën
Në përkujtimin e Vjosa Osmanit, për ish-liderin shtetëror e politik, Ibrahim Rugovën, presidentja është kujdesur që ta nënvizojë qartë se ajo do të bëjë krejt çfarë mundet për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kultivoi pafundësisht, Rugova.
Mesazhi i Osmanit vjen në ditën e lindjes së Rugovës dhe në një kohë kur nëse jo dëmtuar, atëherë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë debatuar vazhdueshëm.
“Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me SHBA-të por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej”.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, potencoi se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës.
Sipas presidentes Osmani, ish-presidenti i parë i Kosovës, i la vendit si trashëgim ura miqësie, të cilat i krijoi gjithandej globit.
“Na e la trashëgim edhe modelin e papërsëritshëm dhe të pakapërcyeshëm të politikanit humanist, unifikues i jashtëzakonshëm i popullit të vet e përafrues i madh i të tjerëve rreth vlerave të vendit të tij”, shtoi ajo.
Siç thekson presidentja, këto, sikur dihet, i ndihmuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999, me luftën çlirimtare të Kosovës.
Derisa e kujton si njeri model, “skajshmërisht të butë”, në pamje e në komunikim, Osmani thotë se përveç kësaj Rugova ishte “po aq këmbëngulës e i vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë”.
“Ai insistonte që për ta arritur lirinë fizike, duhej kultivuar para së gjithash lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonim lirinë për veten e për të tjerët”.
Rugova u lind më dy dhjetor të vitit 1944 në Cërcë të Istogut.
Kjo ditë shënon ditëlindjen e 77-të të tij.
Ai vdiq pas një sëmundje të rëndë me 21 janar të vitit 2006, dy vite para se të shpallej Pavarësia e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel
-
Basha i reagon Gutierrezit: Me “boll më” mund t’u drejtohesh veç fëmijëve – unë jam deputet i pavarur në mendime
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel