Liga Unike për femra do të zhivllojë javën e saj të dytë këtë të mërkurë dhe të enjte.
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të femrave.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat e filluan me fitore kampionatin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Superkupës së Kosovës dhe asaj Mbarëkombëtare, ku fitore shënuan vashat pejane, ndërsa vashat prishtinase në Superligën e Kosovës kanë tetë fitore, duke mos pësuar asnjë humbje.
Sfida e dytë pritet të jetë interesant mes Partizanit dhe Flamurtarit të Vlorë, ku do të mësohet se cila skuadër do të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike. Rivaliteti i këtyre skuadrave nga Superliga e Shqipërisë do të bartet në Ligën Unike.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Tiranës dhe Bashkimit. Skuadra tiranase shpreson në fitoren e parë këtë edicion, ndërsa prizrenase të dytën, kurse ka ambicie të larta në këtë edicion të garave.
Liga Unike e Femrave – Java 2
E mërkurë
17:00 Prishtina – Penza
19:00 Partizani – Flamurtari
E enjte
17:00 Tirana – Bashkimi
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve