Lajme

Memory: Si ndodh mashtrimi i marketeve me çmimet?


Ilustrim

Shumë kompani vendore nuk i kanë rritur çmimet e produkteve të tyre, por në raste të marketeve, të njëjtat kanë çmime shumë më të larta.

Por, si ndodhë realisht mashtrimi nga ana e marketeve?

Duke parë trendët e fundit ku në vazhdimësi ka inflacion, spekulantë të caktuar e abuzues në treg, fillojnë të bëjnë ngritje të çmimeve edhe në produkte të cilave çmimi i furnizimit apo i blerjes nuk iu ka ndryshuar.

Ekonomisti, Erton Bega, ka treguar për ekipin e Memory-t se kjo ndodhë për shkak të lajmeve të vazhdueshme se në botë janë shtrenjtuar çmimet për produkte të ndryshme, dhe në krah të kësaj avarie, marketet e shfrytëzojnë rastin për të përfituar në krah të atyre bizneseve që nuk kanë lëvizur me çmime.

“Në logjikën e thjeshtë, pasi ndryshuan 30 produkte, ti ngritim çmimet edhe në 30 produkte të tjera”.

“Pasi që mendohet se kjo nuk do të vërehet nga konsumatori, pra është një situatë ku prodhuesit, sipas informatave që kemi, nuk kanë bërë ngritje të çmimeve, mirë po kanë parë lëvizje të çmimeve të tyre në tregun e shitjes me pakicë”, ka thënë Bega.

Për më shumë ndiqeni dokumentarin e plotë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore