Orët e hershme të mëngjesit të së hënës (me orën tonë lokale), janë zhvilluar tri ndeshje në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Skuadra e Los Angeles Lakers po vazhdon me formë të luhatshme, ku pas humbjes ndaj Sacramento Kings në ndeshjen e fundit, u rikthyen te fitorja duke mposhtur Detroit Pistons, me rezultat 110:106
Një ndeshje që ishte e barabartë në çdo moment, por në periodën e tretë Lakers bënë një shkëputje prej 10 pikësh, që në fund doli të sjellë fitoren për ekipin e tij.
Më meritori për këtë sukses të Lakers, padyshim që ishte LeBron James, i cili kontribuoi me 33 pikë, pesë asistime dhe nëntë kërcime.
Kurse te Detroit Pistons u dallua Jerami Grant, i cili shënoi 33 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Ndërkohë, fitore shënoi edhe Memphis Grizzlies, të cilët mposhtën në shtëpi skuadrën e Sacramento Kings, me rezultat të thellë 128:101.
Më i dalluari te Grizzlies ishte Dillon Brooks, i cili shënoi 21 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, ndërsa te Sacramento u dallua Buddy Hield me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
Fitore arriti edhe Boston Celtics, të cilët mposhtën në udhëtim skuadrën e Toronto Raptors, me rezultat 97:109.
Më i miri në parket ishte basketbollisti i Toronto-s, Fred VanVleet, i cili kontribuoi me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit