Vetëm një javë pasi pësoi humbjen e parë në Serie A, Milan ka pësuar edhe të dytën.
Për kuqezinjtë, këtë radhë ishte humbja e parë si vendas në Serie A këtë edicion.
Edhe pse e nisën më mirë, dita përfundoi në mënyrën më të keq për skuadrën e Pioli-t përballë Sassuolo-s.
Alessio Romagnoli ishte ai që gjeti golin i pari.
Pas një harkimi të bukur të Theo Hernandez, Romagnoli kërceu më së larti për të shënuar me kokë.
Mirëpo, vetëm pas tre minutash, Sassuolo gjeti golin e barazimit.
Gianluca Scamacca me një gol shumë të bukur barazoi në 1-1, në minutën e 24-të.
Pa u mbyllur dhjetë minuta tjera, rezultati tregonte 1-2 për mysafirët pas autogolit të Simon Kjaer.
Në vazhdim, Milan kishte shumë mundësi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2, dhe Milan tentoi me të gjitha forcat në pjesën e dytë, mirëpo i përhershmi Berardi vrau shpresat e kuqezinjve.
Pas një vrapimi të bukur solo, në minutën e 66-të, ai shënoi për 1-3.
Puna për Milan-in u vështirësua kur Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund, Sassuolo ruajti mirë epërsinë dhe arriti tre pikë shumë të vlefshme.
Milan mbetet me 32 pikë në vendin e dytë, me rivalët e qytetit Inter-in, që tashmë janë afruar në vetëm një pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme