Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar përsëri për vrasjen që ka ndodhur të premten në mbrëmje në Gllogjan, ku të vrarë kanë mbetur shoferi i një autobusi dhe dy nxënës.
Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione rreth krimit të bashkëpunojnë me institucionet relevante.
“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, ka shkruar Ramosaj përmes një postimi në Facebook.
Vrasjen e rëndë të tre personave në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit në Kosovë e ka bërë një person, i cili tashmë gjendet në arrati.
Raporti i policisë tregon se dyshimet e para janë se sulmuesi që lëshoi breshëri plumbash në një autobus nxënësish, ku mbeti i vdekur shoferi dhe dy nxënës, aktin e kreu me një armë të tipit AK-47, apo siç njihet ndryshe si kallashnikov.
Nga hetimet e para, policia ka arritur të kuptojë se “një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur”.
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Nxënësit e vrarë janë nga fshatin Gllogjan i Deçanit, derisa shoferi nga fshati Skivjan i Komunës së Gjakovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve
-
Borrell e Lajçak janë shkarkuar, dialogu i Brukselit ka vdekur, thotë Tahiri
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
Lajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve