Kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Zoran Zaev, ka shprehur në Twitter ngushëllimet e tij drejtuar familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik i 23 nëntorit.
“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të qytetarëve të Maqedonisë të vrarë në aksidentin e autobusit që ndodhi mbrëmë në Bullgari”, shkruan fillimisht kryeministri maqedonas.
Zaev deklaroi se gjendet në Sofje, bashkë me ministrin maqedonas të Shëndetësisë, Venko Filipche dhe ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani.
Упатувам искрено сочувство до семејствата на загинатите македонски граѓани во автобуската несреќа која се случи ноќеска во Бугарија.
Со министерите @VFilipche и @Bujar_O сме во Софија, за да ги посетиме повредените и да дознаеме повеќе за несреќата.https://t.co/87IQgzFDV9
— Зоран Заев (@Zoran_Zaev) November 23, 2021
“Jemi në Sofje për të vizituar të lënduarit dhe për të mësuar më shumë rreth aksidentit”, nënvizon kryeministri maqedonas.
Ndërtimi i ngjarjes
Të paktën 46 persona kanë vdekur, 45 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.
Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore.
Mes viktimave kishte dhe fëmijë. Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin e kryeqytetit, Sofje, tha për televizionin BTV kreu i departamentit të sigurisë nga zjarri në Ministrinë e Brendshme bullgare, Nikolai Nikolov.
“Të paktën 45 njerëz u vranë pasi një autobus mori flakë dhe u rrëzua, ose u përplas dhe më pas mori flakë”, tha Nikolov.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com