Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë e kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar senatorët James Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.
“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane”.
“Në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës. U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ministri potencoi se delegacioni amerikan i ka përgëzuar për menaxhimin me refugjatët afganë dhe për kontributin e FSK-së në Kuvajt.
“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s si dhe shprehën falënderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt. Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani”.
Ndryshe Mehaj gjatë të shtunën e 21 tetorit gjatë Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax, kishte takuar edhe shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, gjeneral Onno Eichelsheim, me ç’ rast kishin diskutuar për një bashkë-zbarkim të Forcave të Sigurisë së Kosovës me trupat holandeze.
“Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin bilateral të mëtejmë në fushën e sigurisë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, kishte shkruar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani pasi pritet nga Zelenskyy në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
-
Kurti në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit: E jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte
-
Përurohet Shtegu i Lirisë “Pashtriku” në Has, Kurti: Dëshmorëve ua kemi borxh gëzimin e lirisë
-
Osmani takon Presidenten e Maltës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës