Fermerët e Myzeqesë janë mbledhur sërish në protestë.
Ata kanë marshuar në qendër të Lushnjës, kjo në një sensibilizim për Qeverinë dhe publikun në lidhje me ndryshimet e paketës fiskalë në fushën e Bujqësisë.
Edhe këtë herë, protesta është mbikëqyrur nga efektivët e Policisë.
Fermerët kërkojnë “subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg”, “barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje”, “subvencionim 3 lekë për eksportuesit”, “laboratorë analizash për tokat dhe perimet” si dhe “garanci për pagat e faturave nga grumbulluesit”.
Vetëm para 3 ditëve fermerët në Lushnjë u përplasën më forcat e Policisë.
Ata u ulën këmbëkryq në rrugën kryesore, duke e bllokuar atë dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
Fermerët ishin të pajisur me pankarta ku tregonin kërkesat e tyre. Ata kanë paralajmëruar sërish protesta të tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”