Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar mbi 75 kilogramë marihuanë.
Për këtë rast ka njoftuar Prokuroria e cila ka thënë se fillimisht janë arrestuar katër persona për narkotikë e më vonë edhe një tjetër.
“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Dje janë arrestuar katër të dyshuar por sot është arrestuar edhe personi i pestë”.
“Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa telefona, para të gatshme dhe gjëra të tjera. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë”, është thënë nga Prokuroria.
Ndërsa, majori Reshat Murseli nga Drejtoria për narkotikë është shprehur në konferencë për media se hetimet për këtë rast nisur katër muaj më parë.
Por që operacioni ka filluar në orët e pasdites e së mërkurës.
“I dyshuari me M.S. 55-vjeç është arrestuar në Vushtrri. Në momentin e arrestimit të tij ai ka tentuar të sulmojë policët. Janë gjetur 20 kg drogë në bagazhin e veturës së tij. Në shtëpinë e të dyshuarit të dytë në Bardhosh janë gjetur 55 kilogramë marihuanë”.
Por, përveç kësaj Murseli ka bërë të ditur edhe materiale të cilat janë gjetur gjatë sekuestrimit.
“Në cilësi të provës materiale janë gjetur fishekë, janë sekuestruar tri vetura, gjashtë telefona dhe para të gatshme. në rastin e njëjtë janë arrestuar edhe tre persona, dy prej tyre serbë. Sot në Ferizaj është arrestuar edhe një person tjetër. Sasia narkotikëve ka ardhur nga vendet fqinje dhe qellim ka pasur vendet e BE-së”, ka thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
1 vit nga trazirat në Zveçan që ia sollën sanksionet Kosovës
-
Kurti: Në Kosovë asnjë komunitet nuk lihet në harresë
-
“Kushtetuta materiale në shkencën juridike dhe si realitet” – libri i ri i Enver Hasanit
Lajmet kryesore
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike në vitin 2023, por 70% e tyre ndodhën nga gabimet njerëzore
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
1 vit nga trazirat në Zveçan që ia sollën sanksionet Kosovës