Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris që do t’i zhvillojë punimet këtë enjte dhe të premte.
Prezent pritet të jetë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka njoftuar zyra për medie nga Pallati Elysee në Paris.
“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, thuhej në njoftimit për media të Zyrës së Presidentit të Francës, Emannuel Macron.
Edicioni i sivjetshëm i Forumit, i cili po mbahet në kuadër të shënimit të Ditës së Pajtimit në Luftën e Parë Botërore, do t’i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike pas epidemisë së virusit korona. Forumi do të hapet nga Macron dhe Kamala Harris.
Forumi i Paqes u nis në vitin 2018 nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me qëllim promovimin e multilateralizmit.
Por, Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “nuk është fundi i botës”, derisa ka komentuar mos-ftesën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin për Demokraci.
Sipas tij, kjo mos-ftesë nuk tregon as qëndrim e as vlerësim specifik të SHBA-së ndaj Kosovës, duke shtuar se “këtë e ka treguar para disa ditësh edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë”.
“Nëse na ftojnë në konferencë, do të marrim pjesë, nuk është fundi i botës që s’jemi pjesë sepse lidhja jonë është shumë e fuqishme”, është shprehur Kurti në një intervistë për ATV.
Ndërkaq Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një njoftimi për media bën të ditur se “Samiti për Demokraci i Presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës”.
Në po këtë komunikim me medie, ambasada pati theksuar se pavarësisht kësaj, SHBA mbetet partnere e palëkundur e Kosovës në ndërtim të demokracisë.
“Sikur e ka spikatur edhe presidenti Biden në video-adresimin e tij të gushtit, Kosova ka shënuar ‘progres të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit’ në ndërtimin e një demokracie multietnike dhe të qëndrueshme”.
Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tashmë kanë pranuar ftesat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë
-
Takimi Kurti – Krasniqi, Hamza: S’duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’