Presidentja e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Institutit për Politikë të Jashtme “SAIS” do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me tetë nëntor ku do të flasë për të ardhmen e Kosovës.
Institutit për Politikë të Jashtme “SAIS” ka bërë një postim në Twitter ku tregon edhe kohën kur Presidentja do të arrijë në institut.
“Instituti për Politikë të Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten Vjosa Osmani, të hënën, më 8 nëntor, në orën 11:30”.
The SAIS Foreign Policy Institute will proudly host #Kosovo's President @VjosaOsmaniPRKS, this Monday November 8th, at 11:30AM. FPI Senior Fellow @edwardpjoseph will moderate the event.
Register below (updated link):https://t.co/4nNDqiCeNA#Balkans #Europe pic.twitter.com/uol3p8ngZw— SAIS Foreign Policy Institute (@FPI_SAIS) November 5, 2021
Nga ana tjetër të premten e pesë nëntorit Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në Samitin për Demokraci në SHBA i cili do të mbahet për herë të parë.
Në këtë samit do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga e gjithë bota, por jo Kosova.
As nga Qeveria e Kosovës por as nga Presidenca, nuk kanë komentuar lidhur me mos-ftesën e SHBA-ve.
“Janë konferenca të rëndësishme, në të cilat vetë SHBA vendosin se kush është i rëndësishëm të marrë pjesë ose jo”.
Ai nuk ka komentuar mos-ftesën, por është shprehur optimist se do të ftohen në Samit vitin e ardhshëm.
“Për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur po të ishte pjesë e kësaj konference. Kjo po mbahet për herë të parë, por dëgjova që pas një viti do të mbahet tjetra, sepse kjo parashihej në dy faza”.
“Meqenëse nuk u ftuam në këtë të parën, shpresojmë që në atë të dytën që do të mbahet tash një vit, me sa e lexova projektin, të jemi të ftuar do të ishte shumë me rëndësi për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.
Ndërsa, partitë opozitare dhe shoqëria civile kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mos-ftesën, madje kanë akuzuar kryeministrin Kurti për degradim të raporteve me SHBA-të.
Shkolla Paul H. Nitze e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara (SAIS) është një divizion i Universitetit Johns Hopkins me qendër në Uashington, D.C., Shtetet e Bashkuara.
Ajo renditet vazhdimisht si një nga shkollat më të larta të diplomimit për marrëdhëniet ndërkombëtare në botë. Institucioni është i përkushtuar për studimin e çështjeve ndërkombëtare, ekonomisë, diplomacisë dhe kërkimit dhe edukimit të politikave
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel