Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, edhe një herë dëshmoi se është një nga futbollistët kryesorë te ekipi i tij, Ferencvaros.
Sulmuesi kuqezi realizoi një super gol në humbjen që skuadra e tij e pësoi nga skocezët e Celtic-ut, me rezultat 2:3.
Zhvillohej minuta e 86-të e takimit, kur Uzuni në një pozicion jashtë zone, lëshoi një goditje të saktë, duke ngushtuar shifrat në 2:3.
Por, ky gol nuk mundi ta ndihmojë dot ekipin e tij të dal me ndonjë pikë nga ky takim.
Ky ishte goli i dytë i 26-vjeçarit në Ligën e Evropës për këtë edicion, derisa përveç tyre ai ka shënuar edhe 15 të tjerë në të gjitha garat me klubin e tij.
Kur kanë kaluar katër ndeshje të grupeve, skuadra e Ferencvaros ka humbur tashmë shpresat për të kërkuar një kualifikim tutje në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Hungarezët pozicionohen në vendin e fundit të grupit G, duke mos marrë asnjë pik.
Kujtojmë që Uzuni u transferua në Hungari, në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, për shumën e 1.8 milionë eurove.
Ai deri më tani ka kontribuar me 32 gola dhe 14 asistime në 60 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me ekipin hungarez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE