Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të hënën e 1 nëntori ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho.
Në arsyetimin e KPK-së thuhej se Braho nuk justifikonte disa pasuri të paluajtshme. Përkatësin blerjen e dy apartamenteve – njërin para se ai të fillonte detyrën si prokuror dhe i dytë në vitin 2007.
Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.
Kush ishte Ardian Braho?
Ardian Braho së fundmi u mor me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë.
Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë.
Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punonte në Prokurorinë e Tiranës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com