Shqipëria

Klodian Rasha/Shtyhet gjyqi i Navaldo Hajdarit


Do tё mbahej sot seanca e gjyqit pёr Navaldo Hajdarin, policin qё vrau Klodian Rashёn nё dhjetor tё kёtij viti.

Megjithatё, seanca ёshtё shtyrё, pёr shkak tё mungesёs sё prokurorit nё ngarkim tё çёshtjes.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Shqiponjave në Laprakë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:10, pas mesnate.

Sipas familjarëve, ai kishte dalё nga shtëpia për të blerë një paketë cigare.

Në rrugicën afër banesës, ai u përball me patrullën e repartit “Shqiponja”. Pas pesë minutash ndjekjeje nga policia, Rasha u qëllua me armë nga Hajdaraj.

Pamjet filmike tё kamerave tё sigurisё treguan se, mes Klodian Rashës dhe policit, Nevaldo Hajdarajt, ka pasur një përplasje fizike. Pas kësaj polici ka qëlluar drejt 25-vjeçarit me armë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Hajdaraj e ka parë se Rasha nuk ka pasur armë me vete, megjithatë ai ka nxjerrë pistoletën e shërbimit duke qëlluar ndaj tij.

Vrasja e 25-vjeçarit në lagjen e tij shkaktoi reagime të shumta te qytetarët dhe protesta në disa qytete në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore