Ish-trajneri i skuadrës së Ferronikelit, Afrim Tovërlani është arrestuar nga Policia e Shtetit të Kosovës mbrëmjen e të hënës.
Tovërlani dyshohet se ka kërcënuar me thikë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Besohet se trajneri ka qenë në gjendje të dehur.
“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tovërlanit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Për ngjarjen, kryetari Ahmeti nuk ka reaguar akoma.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit