35 shtetas mendohet se janё helmuar nё qytetin e Krujёs.
Policia e Krujës ka njoftuar se mesditen e së hënës së 25 tetorit ka marrë njoftimin nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, për të cilët besohet se janë helmuar.
Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.
Janë njoftuar gjithashtu organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të marrë informacione rreth situatës.
Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it