Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me medalje, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas përfundimit të misionit të tyre të parë jashtë vendit, gjatë periudhës maj dhe tetor përkrahë Gardës Kombëtare të IOWA në shtetin e Kuvajtit.
Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ndau medaljet “Pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare” dhe e quajti moment kulminant pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së në misionin në Kuvajt.
“Sot në këtë ceremoni jemi të gjithë të nderuar të përjetojmë këtë moment shumë të rëndësishëm që do të mbetet një moment kulminant që ka ndodhur ndonjëherë në historikun tonë ushtarak. Kjo është vetëm nisma dhe do të vazhdohet edhe më tutje me operacione tjera kudo që na kërkohet neve dhe kudo që shtetet partnere kanë nevojë për ndihmën tonë”, deklaroi Syla.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtanan Rrahman Rama, nderoi me medalje “Shërbim Vetëmohues”, Major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hynor Lajqi dhe ushtar Mehmet Mehmeti.
Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie janë ndarë medalje edhe për pjesëtarët nga Garda Kombëtare e IOWS-së, për kapiten Wesley R. Gudenkauf dhe rreshter i klasit të parë Matthew G. Sandersen.
Rama u shpreh se ky mision “ka qenë që FSK të kontribuojë sa më shumë në paqen globale”
Ndërsa, Stephen Rose nga Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lavdëroi punën e pjesëtarëve të FSK-së.
Ndërkaq Stephen Rose nga Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ishte me plotë lëvdata për pjesëtarët e FSK-së.
“Ju keni kontribuar që të bëni botën një vend të sigurt. Siguria vjen me paqe dhe me prosperitet”, u shpreh koloneli Rose.
Kontingjenti i FSK-së ka realizuar shërbimin në kuadër të misionit paqeruajtës dhe stabilitetit në kuadër të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Lindje të Mesme në shtetin e Kuvajtit, gjatë periudhës kohore maj-tetor 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës