Aktivistët e Partisë Socialdemokrate në Kosovë kanë zhvilluar një aksion simbolik duke vendosur një parullë në ndërtesën e Qeverisë.
Pas vendosjes së mbishkrimit ka ndërhyrë Policia e cila është përleshur me aktivistë të PSD-së. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Albanian Post se gjatë këtij aksion janë lënduar dy zyrtarë policorë.
“Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, paraprakisht nuk janë njoftuar për protestën e partisë së Dardan Molliqajt.
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë vendosur shkrimin “Krejt dhe drejt = i gjithë pushteti sovjetëve” duke tërhequr paralele mes sloganit të VV-së dhe një parulle bolshevike.
Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se slogani i Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” duket si “diçka e re kundër të vjetrës”. Megjithatë, sipas tij, kjo është vetëm “në lexim të parë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës