Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Bayern-i përmes një komunikate zyrtare në rrjetet e tyre sociale.
Trajneri bavarez është futur në izolim ku do të qëndrojë të paktën për shtatë ditë.
Kjo e pengon atë që të jetë pjesë e stolit bavarez për disa ndeshje.
Nagelsmann nuk do të ulet në stolin e Bayern për ndeshjet përballë Hoffenheim, Monchengladbach, Union Berlin dhe nuk është i sigurt për ndeshjen përballë Benfica-s.
Nagelsmann e ka shndërruar Bayern-in në një skuadër të frikshme, me bavarezët që fitojnë shumë, pësojnë pak e shënojnë me bëllok.
Xaver Zembrod, asistenti i tij, do të marrë timonin e Bayern-it në stërvitje dhe ndeshje deri sa Nagelsmann të rezultojë negativ.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com