Incidentet e ndodhura në finalen e Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, do ti kushtojnë Federatës së Futbollit të Anglisë (FA).
UEFA ka dënuar Anglinë që dy ndeshjet e ardhshme t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve, si dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.
Ky dënim nga UEFA vjen pasi që një pjesë e tifozërisë angleze ishin futur me dhunë në stadium, gjatë finales së “Euro 2020”, gjithashtu edhe shumë të tjerë kishin rrahur ata italianë pas ndeshjes.
FA reagoi sot se është “shumë e keqardhur” që huliganët ishin në gjendje të hynin në stadium dhe theksoi se ajo vazhdon të punojë me autoritetet për t’i vendosur para përgjegjësisë.
Ndeshja e Anglisë që do të luhet pa tifozë, nuk do të jetë ajo e radhës ndaj Shqipërisë në 12 nëntor, por në Ligën e Kombeve qershorin e ardhshëm, pasi dënimi është për garat që organizohen nga UEFA, kurse ndeshja Angli – Shqipëri organizohet nga FIFA.
Kujtojmë që Anglia u kualifikua pas 55 vjetësh në një finale të Kampionatit Evropian, të cilën nuk arritën ta fitojnë pavarësisht që luajtën në “Wembley”, duke u mposhtur pas penalltive me Italinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”