Kryeministri i Shqiprërisë, Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizituan rrugën e Barrikadave, aty ku po transformohet gjimnazi “Sami Frashëri”.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shkolla do të jetë e hapur me dy hyrje dhe dy herë më e madhe për nga kapaciteti. “Dikur 24 klasa, e reja do te ketë 54 klasa”, u shpreh ai.
Veliaj vijoi duke thënë se janë 1 mijë e 400 nxënës të regjistruar.
Ministrja Manastirliu u shpreh se tani momentalisht po bëhen dy turne tek shkolla Andon Zako Cajupi.
“Jemi vonuar pak prej shiut, kërkesa e komunitetit është e rëndësishmne për të gjithë ne. Kjo pasi Samiu frekuentohet nga shumë zona të Tiranës”, u shpreh ai.
Kryeministri Rama vlerësoi ndërhyrjen që transformon shkollën Sami Frashëri, duke vlerësuar se ndërhyrja e kësaj natyre rrit vlerën e pasurisë së banorëve dhe njësive tregtare.
“Puna flet vetë, qentë lehin, shkolla vazhdon para”, u shpreh ai .
Shkolla po sjell në kryeqytet një tjetër vepër të denjë për skenën e arkitekturës bashkëkohore, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për nxënësit e mësuesit, po edhe vlerën e pronës në krejt zonën përreth.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com