Zgjedhjet në Kosovë: Përparim Rama thotë se Arben Vitia “po ma kopjon programin”
Ekipi i kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Përparim Rama e ka denoncuar kandidatin për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitinë për vjedhje të projekteve të kandidatit të tyre për kryetar të Prishtinës.
Alban Zogaj, shef i shtabit të Përparim Ramës, ka prezantuar disa shembuj të projekteve që janë prezantuar nga ana e tyre, e që më pas janë marrë nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia.
Sipas Zogaj, “deri më sot nuk jemi marrë asnjëherë me kundërkandidatët e Përparim Ramës, sepse kemi besuar se qytetarët do ta vlerësojnë programin e qeverisjes dhe projektet konkrete të tij, por, sot, nuk mund të heshtim para një akti kaq të ulët, me të cilin synohet të mashtrohen qytetarët e Prishtinës”.
Ai ka theksuar se gjatë fushatës janë munduar të jenë korrekt ndaj të gjithëve.
“Nga fillimi i fushatës, kemi kërkuar dhe jemi përpjekur që të jemi shumë korrekt ndaj të gjithëve që janë në garë, por kjo nuk do të thotë se kemi qenë të verbër ndaj asaj që kundërkandidatët kanë shfaqur si vizion të tyre, e që në fakt janë projektet autoriale të kandidatit tonë dhe ekipit të tij”.
Në garë për kreun e Prishtinës janë edhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re.
Këtë vendim tha se e ka marrë në bashkërendim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, kanë filluar fushatën zgjedhore më 16 shtator e cila do të zgjasë deri më 15 tetor.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike