Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë prej një miliard eurosh për Afganistanin.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian tha se paketa financiare do të shërbejë për të shmangur një “kolaps të madh humanitar dhe socio ekonomik”.
Këtë zotim ajo e bëri në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan. Në këtë shumë përfshihen edhe 300 milionë euro të cilat BE-ja më herët i kishte ndarë për nevoja urgjente humanitare.
Përmes organizimit të Italisë, udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara kanë diskutuar të martën përmes një samiti virtual për Afganistanin.
Një pjesë e mjeteve të BE-së do të shkojnë për vendet fqinje të Afganistanit të cilat strehojnë afganët që ikin nga sundimi taliban.
Sipas shefes së BE-së, paratë do t’iu ndahet organizatave ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo qeverisë së udhëhequr nga talibanët.
“Ne i kemi bërë të qarta kushtet tona për ndonjë angazhim të mundshëm me autoritetet afgane. Ndër to është edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Deri më tani, raportet flasin vetë. Por, populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talibanëve”, deklaroi von der Leyen.
Po ashtu, disa vende të BE-së janë të shqetësuara për mundësinë e një rritjeje të numrit të azilkërkuesve nga Afganistani, siç ndodhi me sirianët në vitin 2015.
Më 24 gusht, Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Bashkimi Evropian (BE) do të rrisë ndihmën humanitare për refugjatët afganë deri në 200 milionë euro (235 milionë dollarë).
BE-ja, vlerëson se ndihma financiare për stabilizimin e Afganistanit mund të parandalojë një valë të tillë refugjatësh.
Në gusht të këtij viti talibanët morën kontrollin e vendit pas 20-vjetësh të prezencës ushtarake ndërkombëtare në këtë vend të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”