Sergio Aguero hodhi poshtë interesimin nga Juventusi në verë, për të nënshkruar me Barcelonën në një transferim falas, dhe të qëndrojë atje.
33-vjeçari thuhet se ka refuzuar dy oferta kontrate nga Juventus-i.
Së pari, ai donte të luante së bashku me mikun e tij Lionel Messi në Camp Nou, por më pas ai u largua.
Messi nënshkroi marrëveshje me Paris Saint-Germain, dhe thuhej se Aguero atëherë donte të largohej nga katalunasit pas Messi-t, por këto thashetheme i demantoi vetë sulmuesi argjentinas.
Ai hodhi poshtë shpresat e Juventus në ditën e fundit të afatit të transferimit, pasi bianconerët po mundoheshin të nënshkruanin me Aguero-n edhe pas transferimit të tij në Barcelonë.
Ish sulmuesi i Manchester City, u largua nga Etihad në fund të kontratës së tij në verë, dhe “qytetarët” po e kanë ende të vështirë ta zëvendësojnë argjentinasin që nga largimi i tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”