Norvegjia është bërë vendi i dhjetë në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen që ka njohur vaksinën Sinovac, si dëshmi të vlefshme të imunitetit.
Sipas këtij vendimi, kjo do të thotë se të gjithë ata, që janë vaksinuar me dozat e vaksinës kineze Sinovac, nuk do t’u nënshtrohen më rregullave të hyrjes.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të lëshuar më 5 tetor nga Ministria Norvegjeze e Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, të gjithë udhëtarët, të cilët janë vaksinuar me Sinovac – i cili është pjesë e Listës së Përdorimit Emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) – do të kenë të njëjtin lehtësim nga kërkesa për izolim, si ata që janë vaksinuar tashmë me një nga vaksinat që janë njohur nga autoritetet e vendit.
Norway Becomes the 10th EU/Schengen Country to Accept Sinovac as Valid Proof of Immunity for Entry#Sinovac #Norway #COVID19 #Travel #VaccinationPassport https://t.co/2jaUjwqd8j
— SchengenVisaInfo (@schengen_info) October 8, 2021
Rrjedhimisht, kjo do të thotë që të gjitha certifikatat e vaksinimit, që tregojnë se mbajtësi është imunizuar kundër virusit COVID-19 me Sinovac, tani janë ekuivalente me ato që tregojnë dëshmi të vaksinimit me njërën nga dozat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Sidoqoftë, autoritetet kanë theksuar se certifikata e vaksinimit, që tregon vaksinimin e plotë me Sinovac, duhet të përfshijë një QR, e cila u lejon atyre të kontrollojnë dokumentin bazuar në rregullat e BE-së.
“Është një parakusht që udhëtarët të kenë një certifikatë korona që mund të kontrollohet, duke përdorur një kod QR në përputhje me zgjidhjen e BE -së për certifikatat e vaksinës anti-COVID”, thuhej në deklaratën e Ministrisë.
Për më tepër, përveç përjashtimit nga rregullat e karantinës, udhëtarët që janë vaksinuar me Sinovac, si dhe ata që janë shëruar nga virusi gjatë gjashtë muajve të fundit, mund të hyjnë në territorin norvegjez pa u kërkuar të plotësojnë formularin e hyrjes.
Përkatësisht vendet anëtare të BE-së që e njohin vaksinën “Sinovac” janë: Austria, Qipro, Finlanda, Greqia, Islanda, Holanda, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Ndërsa pesë vende të tjera -jo anëtare – që ndodhen në kontinentin evropian janë: Shqipëria, Armenia, Gjeorgjia, Maqedonia dhe Serbia.
Për më tepër, përveç vaksinës Sinovac, Norvegjia lejon hyrje pa kufizime për të gjithë ata të vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Janssen.
Në përfundim u theksua fakti se, për sa i përket vlefshmërisë së certifikatës, ajo është e kufizuar në një maksimum prej 90 ditësh qëndrim në Norvegji.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’