Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), që pas shpërthimit të dhunës pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit. Këtë njoftim e ka dhënë Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) . Gjysma e të larguarve janë zhvendosur në Republikën Demokratike të Kongos.
Ushtria e Afrikës Qëndrore e mbështetur financiarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka luftuar rebelët me qëllimq të përmbysë votimin e 27 dhjetorit ku Presidenti i Afrikës Qendrore, Faustin-Archange Touadera, u shpall fitues.
“Refugjatët kanë treguar për UNHCR-në se u larguan në panik kur dëgjuan të shtëna me armë. Ata lanë pas gjërat e tyre prapa”, i tha zëdhënësi Boris Cheshirkov gazetarëve në Gjenevë më 29 janar.
Afrika Qëndrore numëron gati pesë milion njerëz. Është më e madhe se Franca kontinentale, Belgjika dhe Luksemburgu së bashku. Ky rajon, është i pasur me diamante, lëndë drusore dhe ar. Vendi ka luftuar për të pasur sërish stabilitetin, që pas rebelimit të 2013-ës rrëzoi ish-presidentin Francois Bozize.
Luftimet e tanishme midis një koalicioni të milicive, ushtrisë kombëtare dhe mbështetësve të tij u nxit nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar kandidaturën e Bozize në zgjedhjet presidenciale të 27 Dhjetorit.
Në një deklaratë më 29 janar, Konferenca Ndërkombëtare për Rajonin e Liqeneve të Mëdha, një organ rajonal i 12 vendeve anëtare, bëri thirrje armëpushim. Grupeve të armatosura iu kërkua të “shkëputen nga rrethimi i Bangui-t” dhe t`i lejojnë njerëzit dhe mallrat të lëvizin lirshëm.
Trupi gjithashtu do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të heqë embargon e armëve të vendosur ndaj Ushtrisë së Afrikës Qëndrore që ka kufizuar armët në ushtri që nga viti 2013.
Rreth 92 mijë refugjatë kanë arritur Republikën e Afrikës Qendrore dhe më shumë se 13 mijë kanë kaluar në Kamerun, Çad dhe Republikën e Kongos . Pjesa tjetër janë zhvendosur brenda Republikës së Afrikës Qendrore, tha UNHCR-ja.
Personat e zhvendosur janë aq të dëshpëruar sa kanë dakordësuar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të ushqimit. Malaria, infeksionet e traktit respirator dhe diarreja janë bërë të zakonshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës