Këngëtari amerikan, Blake Shelton, brenda një kënge e ka shprehur dashurinë për gruan e tij, yllin e muzikës pop, Gwen Stefani, dhe është gati ta ndajë atë me publikun.
Ndërsa ai u shfaq në emisionin “Late Night” me prezantuesin, Seth Meyers, Shelton ka ndarë emocionet e tij me fansat, duke ftuar ata që ta dëgjojnë këngën kushtuar Stefanit, që do të publikohet së shpejti.
“Gwen është gjithmonë aty, duke më motivuar për të shkruar sa më shumë këngë dhe duke më thënë se unë mund të shkruaj akoma më shumë. Madje, ajo më quan edhe ‘përtac’, kur në pyetje janë tekstet e këngës”.
“Dhe kështu vendosa, mirë, do ta bëj dhe do të dal me diçka të re, dhe realisht e bëra,” shtoi ai, duke shpjeguar se kënga që ai krijoi për dasmat do të jetë në pjesë e albumit të tij “Body Language”, të cilin po planifikon ta publikojë brenda këtij viti.
Shelton shprehet shumë krenar për martesën e tij me Gwen Stefanin dhe me zor pret që fansat ta dëgjojnë këngën kushtuar asaj.
“Unë jam i ngazëllyer që njerëzit ta dëgjojnë atë”, tha Shelton.
“Shumë njerëz kanë pyetur për këtë që kur zbuluan se e bëra atë. Ne jemi të ngazëllyer për këtë. Unë dua që njerëzit ta dëgjojnë. Dua të them, Zoti im – u martova me Gwen Stefanin. Kjo është e drejta përfundimtare e mburrjes ”.
Dyshja, Shelton dhe Stefani, ishim martuar zyrtarisht rreth një muaj pasi vetë Stefani, kishte nxitur thashethemet për një hap të tillë duke postuar unazën me diamant të blerë nga Blake.
Por, dasma nuk ishte publike, për më tepër pjesë e saj ishin vetëm miq dhe familjarë të ngushtë të çiftit, teksa ceremonia u zhvillua në fermën e Shelton në Oklahoma.
Ndryshe, dyshja e famshme, kishin filluar të takoheshin që nga viti 2015, pas eksperiencës së tyre televizive si pjesëtarë të jurisë së “The Voice”.
Aso kohe që të dy ishin të divorcuar nga martesat e tyre paraprake.
Në korrik të vitit 2015, Shelton, kishte bërë kërkesë për divorc nga Miranda Lamberta, gruaja e tij e dytë, me të cilën kishte plot katër vjet martesë.
Pak pas, Shelton e Lamberta, historisë së dashurisë i dhanë fund edhe Gwen Stefani me Gavin Rossdale, të cilët vendosën të ndaheshin pas 13 vjetësh martesë nga e cila kishin tre fëmijë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Koncerti i Quavos “pa publik” ndez teorinë e egër konspirative të Chris Brown-it
-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë
-
Diddy parashtron kërkesë për të hedhur poshtë disa pretendime në padinë për sulm seksual mbi akuzat e vitit 1991
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE