Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar protestë më masive pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
FSSHK, në komunikatën e lëshuar për media ka theksuar se kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për Pandeminë nuk janë marrë parasysh nga Qeveria, pavarësisht protestës e cila ishte mbajtur tre javë më parë.
“Duke pasur parasysh që kanë kaluar tre javë nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat, me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022, dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, FSSHK-ja në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, kjo Sindikatë ka thënë se me këtë qasje të Qeverisë aktuale po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, derisa kanë kërkuar reflektim.
Më 2 shtator, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat prej 10 për qind të pagës bruto për stafin shëndetësor, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, ka dalë me gjashtë kërkesa.
Ndërsa, më 17 shtator, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë ka mbajtur protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro. Për këtë ka paralajmëruar edhe padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë.
Mirëpo, pas mos plotësimit të këtyre kërkesave kjo Federatë ka marrë iniciativë për protestë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të sjellë paqe e harmoni mes njerëzve
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
-
Alarmi i Inteligjencës ukrainase: Po humbasim në fushëbetejë, rusët mund të marrin Baltikun në 7 ditë
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in