Talenti 19-vjeçar i Red Bull Salzburg-ut, Karim Adeyemi, me paraqitjet e tij duket se ka bërë për vete shumë klube në Evropë. Ato nga Bundesliga gjermane duken më të interesuarat.
Adeyemi është kthyer në protagonist absolut te skuadra austriake. Sipas “Sky Germany”, për talentin gjerman po vihen në lëvizje Bayern Munich-u, Borussia Dortmund-i dhe Leipzig-u.
Dy skuadrat më të mundshme, që edhe i krijojnë më shumë hapësira në formacion, deri më tani janë Leipzig-u dhe Dortmund-i.
“Ai patjetër do të largohet nga Salzburg-u verën e ardhshme dhe duhet të sjellë një tarifë transferimi prej 30-40 milionë euro”, tha eksperti i transferimeve në ‘Sky’, Marc Behrenbeck-u.
“Ne e dimë që tre klubet kryesore në Gjermani, Bayern-i, Dortmund-i dhe Leipzig-u, kanë folur me skuadrën e Adeyemi-t. Kishte bisedime konkrete”.
“Ka kërkesa edhe nga Anglia, me Liverpool-in që së fundmi e ka kontaktuar përsëri. Megjthatë, është e qartë se është pjesë e planit të karrierës së Adeyemi-t për të hedhur hapin tjetër në Bundesliga”.
“Për të ka kuptim më të madh të zgjedhë diçka që lidhet më shumë me shtëpinë e tij (Bundesliga-n gjermane), para se të largohet përsëri jashtë vendit”, shtoi Behrenbeck-u.
Ish-lojtari i akademisë së Bayern-i ka shënuar 11 gola ne 16 ndeshje këtë sezon me Salzburg-un.
Ai bëri debutimin edhe me Gjermaninë, në ndeshjen e fituar me shifrat 6-0 përballë Armenisë në muajin e kaluar, madje edhe shënoi gol.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës