Mëngjesin e 1 shkurtit është shënuar në Turqi një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter. Ai është regjistruar në afërsi të ishullit grek Mytilene.
Tërmeti ka rënë 110 kilometra larg Izmirit. Sipas Qendrës Sizmiologjike Euro-Mesdhetare (EMSC,) epiqendra ka qenë 43 kilometra në perëndim-jugperëndim të ishullit, me një thellësi prej 10-të kilometrash.
Ai u pasua nga pasgoditje në të njëjtën zonë. Pasgoditja e parë me magnitudën 4.8 të shkallës Rihter, dhe më pas me pasgoditjen tjetër 4.3 të shkallës Rihter.
Goditja e parë sizmiologjike e parë u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit.
Ekipet provinciale kanë filluar inspektimet pas lëkundjeve, megjithëse ende nuk janë raportuar dëme ose viktima. Këtë e ka bërë të ditur në median sociale “Twitter” Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum.
Tetorin e vitit 2020-të, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 goditi qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin, ku humbën jetën 116 njerëz dhe u plagosën më shumë se 1 mijë të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagavci kërkon nga Jasharaj të jetë më i matur me deklaratat
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës
-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës