“Hiqen të gjithë kamionët, pastaj largohemi ne, ky është vendimi” – komunikimi i komandantit të Specialëve me eprorin amerikan të KFOR-it (VIDEO)
“Duhet të hiqen të gjithë kamionët, jo të qëndrojnë saj rruge, por të hiqen të gjithë, e më pas largohemi ne”.
Këtë vendim të Njësive Speciale që ende po qëndrojnë në Veri, ia ka kumtuar komandanti i Specialëve, Besart Ahmeti, eprorit amerikan të KFOR-it, derisa ende po vazhdon zhbllokimi i rrugëve afër pikës kufitare në Bërnjak.
Albanian Post ka xhiruar momentin kur Ahmeti bisedon në telefon me eprorin e tij për t’u siguruar cili është vendimi i fundit dhe më pas e njofton komandantin e KFOR-it.
“Në rregull”, thotë ushtaraku amerikan, pasi që Ahmeti i tregon se cili është vendimi.
Ndiqni të gjitha zhvillimet e fundit nga Veriu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE