Burime të Albanian Post brenda Policisë së Kosovës, kanë njoftuar se policia ka hetuar organizatorin kryesor të protestave dhe vendosjes së barrikadave në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak me 20 shtator.
Njësitet e inteligjencës brenda Forcave Speciale të policisë kanë siguruar edhe fotografi të këtij personi dhe anëtarëve të grupit të tij.
Ai, qysh nga dita e parë, ka qenë në krye të protestave dhe i ka organizuar ato, bëjnë të ditura këto burime për Albanian Post.
Megjithatë, policia ende nuk ka informata për identitetin e tij e as të ndonjë prej anëtarëve të grupit të tij.
Ende po hetohet se kush është ky njeri dhe cila është e kaluara e tij.
Ai është identifikuar para disa ditësh, por Albanian Post ka arritur të sigurojë vetëm këtë të shtunë fotot e tij dhe grupit të tij, në ditën kur Njësitet Speciale të policisë po largohen për t’u zëvendësuar me ato të KFOR-it.
Gjithashtu, këtë të shtunë, ky person është parë duke organizuar largimin e barrikadave dhe gjithçka ka shkuar përmes tij.
Ai është parë gjatë gjithë kohës duke biseduar në telefon dhe duke vëzhguar situatën.
Çfarë po ndodhë në Veri?
Pas marrëveshjes në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ka filluar, ashtu saç e parasheh pika një e marrëveshjes, zhbllokimi i rrugëve nga kamionët që shërbenin si barrikada dhe më pas edhe zëvendësimi i Njësiteve Speciale të Kosovës me trupat e KFOR-it.
Pamjet e operatorit të Albanian Post, Visar Lokut, tregojnë se një pjesë e rrugës tashmë është liruar krejtësisht për qarkullim, derisa po vazhdon lirimi i plotë i saj.
Gazetarja e AP-së, Blerta Ahmeti, që po qëndron në Bërnjak, ka raportuar se serbët protestues nuk kanë refuzuar të largojnë barrikadat, porse vonesa janë shkaktuar për shkak se makineritë kishin dalë krejtësisht nga funksionaliteti, meqë qëndronin aty qysh nga 20 shtatori.
Pakënaqësitë e Njësiteve Speciale: “S’largohemi pa u hequr barrikada”
Deri më tani nuk ka pasur incidente, porse Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë refuzuar të largohen nga pikat e tyre, derisa nuk hiqen krejtësisht barrikadat.
Komandanti i Njësiteve Elitë u ka thënë KFOR-it se nuk largohen dot pa u larguar barrikaduesit, derisa udhëheqësi i KFOR-it ia ka kumtuar se ideja është që të largohen të gjithë bashkë.
“Ashtu e kam urdhrin, ne dalim pas barrikaduesve”, ka thënë komandanti.
Edhe në disa video të Albanian Post, është kapur një komunikim i policëve të Kosovës e ushtarëve të KFOR-it.
“Nuk mund të largohemi, kur të lirohet rruga atëherë mund të shkojmë”, ka thënë polici.
“Por, ju mund të qëndroni këtu”, ka vazhduar ai komunikimin me ushtarin e KFOR-it.
“Pa u heqë kamionët, jo” – komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti, refuzon largimin nga pika kufitare
Edhe komandanti i Njësiteve Speciale të Policisë, Besart Ahmeti, është parë duke komunikuar me një epror amerikan të KFOR-it të cilit i ka shpjeguar se nuk lëvizin, pa u hequr të gjitha barrikadat.
“Pa u hequr kamionët, jo”, dëgjohet duke folur në telefon komandanti Besart Ahmeti, në një video të Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’