Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës se përcaktimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha, si non grata nga Amerika, ka të bëjë konkretisht me frenimin e korrupsionit në Shqipëri dhe me asgjë tjetër.
Mbi kohën e këtij vendimi – tetë vjet pas largimit të Berishës nga pushteti, Escobar ka qartësuar gjithashtu rrjedhën e ngjarjeve.
“Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit”, saktësoi ai.
Ndërsa, kalimin e informacionit tek Shqipëria, e cilësoi si ngushtësisht të fortë, për sa i përket zbatimit të ligjit. Po ashtu, kjo vlen edhe për fushën ushtarake.
Por, për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, nuk përmbyllet me kaq. Sipas Escobar-it, do të ketë përcaktime të tjera së shpejti. Edhe pse ai nuk komentoi për raste të veçanta, la të hapur çdo mundësi për të përdorur kompetencat amerikane mbi këtë çështje.
Escobar u ndal edhe tek integrimi sa më i shpejtë i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, të gjitha vendet kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në tre rrafshe. Në atë kulturor, historik dhe ekonomik, ku i janë afruar Evropës.
Reformat e ndërmarra në vendet e rajonit janë vlerësuar nga Escobar, ndaj ai i ka bërë thirrje BE-së, që të ndërmarri hapa të shpejtë.
“Ato ndajnë të njëjtat vlera e interesa të përbashkëta me pjesën tjetër të Evropës. Paralel me këtë është edhe anëtarësimi në NATO”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet