Janë konfirmuar rastet e para në Kosovë që kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë me COVID-19.
Infektimet e dyhershme i ka konfirmuar për Albanian Post, drejtoresha e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha.
“Po, kemi raste që kanë rezultuar për herë të dytë pozitiv. Janë marrë strishot dhe janë punuar në IKSHPK”, ka deklaruar ajo, duke mos treguar për numrin e atyre që janë infektuar për të dytën herë nga virusi.
Ajazaj-Berisha pohoi se infektime për herë të dytë tashmë po ndodhin vazhdimisht.
Rastet e infektimeve të dyta i kanë rritur problemet në Klinikën Infektive, meqë ka “mungesë të medikamenteve”.
Berisha tregoi se në vazhdimësi po mungojnë sidomos antibiotikët.
Qysh nga fillimi i pandemisë e deri më tani, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 është 59.931, totali i rasteve të vdekjes 1.492 dhe 52.208 raste janë shëruar./AlbanianPost
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com