![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/komiteti-ekzekutiv-per-web.png)
Ditën e mërkurë të 15 shtatorit është mbledhur Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Ndër vendimet kryesore që miratoi Komiteti ishte vënia në zbatim e projketit të “100 fushave”.
Ky projekt do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe mund të aplikojnë të gjithë: individ, pushtet qendror ose vendor, klube futbolli etj.
Gjithashtu, u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin “Tropikal” si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Austria merr fitoren e parë të EURO 2024, me rezultat bindës ndaj Polonisë
-
Euro 2024: Ukraina përmbys Sllovakinë, ringjall shpresat për kualifikim të mëtejshëm
-
Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellën e tyre
-
Tyson Fury zbulon arsyet e humbjes përballë Oleksandr Usyk
Lajmet kryesore
-
Raporti i OLAF 2023 ‘nxin’ Shqipërinë për keqpërdorimin e fondeve të IPARD II
-
Nephew në Tiranë: Në fokus rëndësia për të eleminuar pandëshkueshmërinë
-
Të dyshuarit për dhunë në familje nuk mund të zotërojnë armë, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-ve
-
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE të bëhet tani ose kurrë më