Kandidatët, që përfaqësojnë dy partitë qeverisëse të Gjermanisë, u vendosën përballë njëri-tjetrit, në një debat televiziv.
Fituesi, edhe pas akuzave të marra, ishte Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate (SPD).
Kandidati konservator, Armin Laschet, i Unionit Kristian Demokratik (CDU) u përpoq të kthente rezultatin, duke sulmuar ministrin e Financave, Scholz, për hetimin mbi akuzat e pastrimit të parave.
Përpara zgjedhjeve kombëtare, sondazhet parashikojnë se CDU-ja e Laschet të shënojë nivelet më të ulëta historike.
Laschet në fjalën e tij, u shpreh se “nëse ministri im i Financave do të punonte si Scholz, ky do të ishte një problem tepër serioz”.
Të enjten e 10 shtatorit, prokurorët bastisën Ministrinë e Financave dhe Drejtësisë, si pjesë e një hetimi në departamentin qeveritar kundër pastrimit të parave.
Bastisjet vijnë në një moment vendimtar për Scholz-in, i cili, nga sondazhet e realizuara deri më tani, duket se ka një shans të mirë për t’u bërë kancelari i ardhshëm gjerman në zgjedhjet e 26 shtatorit.
Nga ana tjetër, Scholz e akuzoi rivalin e tij se ishte “i pandershëm”, pasi e ka udhëhequr vetë ministrinë për tre vite.
Përpjekje të ngjashme për të dëmtuar Scholz-in për lidhjet e tij me skandalin e kontabilitetit “Wirecard” dhe skemën e mashtrimit tatimor “Cum-Ex” nuk arritën efektin e dëshiruar.
Një sondazh i parakohshëm, i publikuar pas debatit, tregoi se Scholz përsëriste fitoren e qartë që kishte arritur në debatin e parë.
41 për qind të shikuesve e përshkruan kandidatin e SPD-së si më bindësin, krahasuar me 27 për qind që thanë të njëjtën gjë për Laschet dhe 25 për qind që zgjodhën kandidaten e partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock.
Baerbock kritikoi dy partitë e mëdha për objektivat e tyre ambiciozë të emetimit të karbonit.
Ajo argumentoi se Gjermanisë i duhej të fikte termocentralet e saj të qymyrit.
Baerbock nuk përjashtoi mbajtjen e bisedimeve të koalicionit midis SPD-së, të Gjelbërve dhe grupit të ekstremit të majtë “Die Linke”.
Scholz gjithashtu refuzoi të përjashtojë bisedimet për koalicion me “Die Linke”, por theksoi ndryshimin e tij me partinë e themeluar në 2007-ën.
Laschet, nga ana tjetër, nuk përjashtoi mundësinë që partia e tij të mund të vazhdonte të shërbente në një koalicion me SPD-në, por me role të ndryshuara në rastin e një fitoreje të Scholz-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë