Lajme

Në prag të zgjedhjeve, Scholz hetohet për pastrim parash


Rivalët politikë të kandidatit për kancelar në Gjermani, Olaf Scholz, kanë kërkuar një shpjegim në lidhje me hetimin e realizuar në ministrinë e tij të Financave.

Të enjten e 10 shtatorit, prokurorët bastisën ministrinë e Financave dhe Drejtësisë, si pjesë e një hetimi në departamentin qeveritar kundër pastrimit të parave.

Bastisjet vijnë në një moment vendimtar për Scholz, i cili nga sondazhet e realizuara deri më tani duket se ka një shans të mirë për t’u bërë kancelari i ardhshëm gjerman në zgjedhjet e 26 shtatorit.

Scholz, i cili është kandidat i Social Demokratëve (SPD), është gjithashtu zëvendëskancelar dhe ministër i Financave në koalicionin e madh qeverisës të kancelares, Angela Merkel.

Olaf Scholz, ministër i Financave dhe kandidat për kancelar në Gjermani
Hetimi në agjencinë e ministrisë së Financave

Sipas hetimit fillestar dyshohet se agjencia ka injoruar paralajmërimet për pagesa të dyshimta në Afrikë dhe se raportet bankare për një aktivitet të tillë nuk i janë përcjellë policisë.

Prokurorët u shprehën se hetimi nisi në qershor të vitit 2018, pas publikimit të një raporti të një banke.

Banka citoi pagesa në total mbi 1 milion euro, të cilat dyshohej se kishin të bënin me tregtinë e armëve dhe drogës dhe financimin e terrorizmit.

Të premten e 11 shtatorit, revista gjermane e lajmeve “Der Spiegel” publikoi detajet e një letre nga ministria e Financave drejtuar zyrës së auditimit të qeverisë gjermane.

Në letër, zyrtarët versionin e tyre duke thënë se paralajmërimet ishin shqyrtuar.

Sidoqoftë, “Der Spiegel” shkruan se ministria e Scholz injoroi paralajmërimet e qarta për mangësitë në vlerësimin e aktivitetet e dyshuara kriminale.

Sekretari i Përgjithshëm i bllokut konservator të Merkel-it, Paul Ziemiak, kërkoi që Scholz të shpjegojë veten.

Scholz u kritikua gjithashtu për reagimin e tij të irrituar ndaj sulmit të së enjtes.

Ai pyeti nëse hetuesit “mund t’i kishin parashtruar pyetjet e tyre me shkrim” si dhe nuk ishte i gatshëm të komentonte kohën e bastisjes – pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve të vendit.

Paul Ziemiak, sekretari i Përgjithshëm i CDU-së

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore