Japonia ka pezulluar përdorimin e rreth 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna, për shkak të kontaminimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, te një grup prej afërsisht 560 mijë dozash, janë gjetur “materiale të huaja”.
Takeda Pharmaceutical, e cila shet dhe shpërndan vaksinën në Japoni, tha se Moderna kishte vendosur tri tufa në pritje “nga një kujdes i madh”.
“Deri më sot, asnjë problem rreth sigurisë ose efikasitetit të vaksinës nuk është identifikuar”, ka thënë Moderna, duke shtuar se do të punonte me rregullatorët dhe Takeda për të hetuar më tej çështjen.
Nuk ka detaje se çfarë janë “materialet e huaja”, por Takeda e përshkroi atë si grimcë, pas së cilës tha se kreu një ekzaminim urgjent.
Raportet e infektimit erdhën gjithashtu nga shtatë qendra të tjera vaksinimi, sipas gazetës “Japan Times”, me 39 shishka – ose 390 doza – të zbuluara se ishin prekur.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrat e serisë, në mënyrë që njerëzit, të cilët kishin marrë vaksinën e tyre para pezullimit, të mund të kontrollonin nëse ata kishin një vaksinë potencialisht të kontaminuar, shtoi “Japan Times”.
Japonia po përballet me një rritje të rasteve të Covid, me tetë prefektura të tjera të vendosura nën një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën.
Kryeqyteti i Japonisë, Tokio, aktualisht po pret Lojërat Paralimpike.
Vendi tashmë ka miratuar vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca për përdorim. Ata filluan të përdorin Moderna-n vetëm që nga muaji maj.
40% e japonezëve janë plotësisht të vaksinuar dhe rreth 50% kanë marrë njërën dozë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’