“Çështje e kosovarëve të riatdhesuar nga Siria është një proces i cili kërkon shumë punë për t’u bërë”, vlerëson, Bedri Elezi, Drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare.
Sipas Elezit, fakti shqetësues është se në procesin ku ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë me qira banesa në emër të riatdhesuarve, është hasur në mungesë të transparencë sa i përket mbulimit të kostove financiare.
“Ka një shqetësim që ka të bëjë me koston financiare për integrim, ne kemi nevojë që të kemi njohuri për sasinë apo vlerën financiare që shpenzohen në emër të tyre, pasi kemi informacione ku një pjesë e grave dhe fëmijëve që janë kthyer nga Siria qoftë herën e parë, apo edhe tani kanë marrë banesa me qira nga ministria e Punëve të Brendshme e që ka dyshime në këtë proces”, ka theksuar Elezi, për agjencinë e lajmeve EO.
Tek çështja e kosovarëve të riatdhesuar nga Siria, shqetësuese është edhe fakti i mungesës së integrimi real i tyre në shoqërinë kosovare, vlerëson Elezi.
“Bëhet presion nga të kthyerve, gjatë komunikimit me mediat apo me shoqëritë civile dhe qytetarët, dhe çdo person që ka hyrë në procesin e integrimit qoftë luftëtar, viktimë nëse komunikon me shoqëritë civile janë të kërcënuar që mua më shqetëson tek pjesa reale e integrimit, sepse ne kemi nevojë për integrim real”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës është aktivizuar mjaftë shumë sa i përket çështjes së të kthyerve nga Siria, por që duhet punuar akoma më shumë sidomos në krijimin e programeve psikologjike për ata fëmijë që kanë pësuar trauma.
“Sa i përket aktivizimit të autoriteteve vendore është për t’u lavdëruar puna e institucioneve përkatëse të cilët kanë harmonizuar veprimet edhe me ndërkombëtarët e respektivisht me Amerikën, dhe duhet të kemi parasysh që integrimi është një çështje sensitive, por që qasja është mjaft profesionale dukë dhënë shembuj në këtë aspekt”, ka deklaruar tutje ai.
Me 17 korrik të këtij viti, katër fëmijë dhe shtatë të rritur ishte grupi i fundit të shtetasve kosovarë që ishin rikthyer nga zonat e konfliktit në Siri.
Sipas të dhënave zyrtare, në total janë 78 fëmijë të rikthyer, ndërsa edhe 39 të tjerë vazhdojnë të mbesin në zonat e konfliktit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Gati për zgjedhje – Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm”
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë
-
Lajçak “i sigurt” që do ketë marrëveshje mes Bislimit dhe Petkoviçit për dinarin
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë