Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Dua Lipa, është shqiptarja e vetme që ka arritur të bëhet pjesë e nominimeve të ceremonisë së ndarjes të çmimeve – “MTV Video Music Awards 2021”.
Madje, Lipa, është nominuar jo një herë, por katër të tilla, në kategoritë më kryesore të këtij evenimenti gjigand.
“Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”, janë katër kategoritë brenda të cilave Dua Lipa garon me artistët e tjerë për një triumf të mundshëm.
Në anën tjetër, këngëtari kanadez, Justin Bieber, kryeson listën e këtij viti të nominimeve në “MTV Video Music Awards 2021”.
Justin Bieber.
Ylli i hitit “Baby” është nominuar për shtatë çmime, të tilla si “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin me Peaches.
Pas Bieber, me një mori nominimesh kanë rezultuar të jenë edhe artistët si; Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Lil Nas X e Doja Cat.
Megan Thee Stallion është e dyta me gjashtë nominime, ndërsa Eilish, BTS, Doja Cat e Lil Nas X kanë secili nga pesë nominime.
Nominimet e Stallion, vijnë kryesisht nga kënga e saj e suksesshme “WAP”, e cila e ka nominuar atë në kategoritë: “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë hip-hop”.
Ndërkaq, ceremonia e këtij vitit do të jetë hera e parë që aktorja dhe këngëtarja, Olivia Rodrigo, do të marrë pjesë si e nominuar në një nga kategoritë e “MTV Video Music Awards”.
Edhe Rodrigo i bashkohet listës së artistëve të cilët janë të nominuar në gjithsej pesë kategori.
“MTV Video Music Awards 2021”, do të mbahet në New York, duke u transmetuar nga “Barclays Center” në Brooklyn më datën, 12 shtator.
Ndërsa, organizatorët e këtij evenimenti rëndësi i kanë kushtuar edhe shëndetit dhe sigurisë së artistëve, stafit, partnerëve e fansave, duke zbatuar kështu praktikat më të mira në mënyrë që mos të ndikojnë negativisht në rritje të numrit të njerëzve me COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar dhe largimi i fokusit nga ngërçi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje të parakohshme
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi