Teuta dhe Laçi vijnë në ndeshjet e kthimit të raundit gjysmëfinal të kualifikueseve në Conference League me një mision shumë të vështirë.
Dy skuadrat e Superiores humbën ndeshjet e para, duke e vështirësuar shumë punën për një kalim të mundshëm në raundin final.
Për Teutën, mision nuk është edhe aq i “pamundur”, pasi djemtë e detit në Durrës presin Shamrock Rovers.
Në Irlandë, Teuta humbi me rezultat 1-0.
Nëse djemtë e detit na kanë mësuar diçka, është se rikthimi nuk është problem për ta, siç ndodhi edhe në takimin me Inter Escalades.
Në “Elbasan Arena”, me fillim në orën 20:00, Teuta synon edhe një tjetër rikthim historik për të arritur lavdinë.
Laçi në anën tjetër, ka kaluar një rrugë mjaft të mirë në Evropë deri tani, por gjigantët belg, Anderlecht, duken të papërballueshëm.
Në Shqipëri, kurbinasit u mposhtën me rezultat 3-0.
Sot, në orën 20:00, ata zbresin në fushë në Belgjikë, në ndeshjen e kthimit përballë Anderlecht-it.
Në futboll asgjë nuk është e pamundur, por rruga në Evropë për Laçin këtë sezon duket se ka ardhur në një fund.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve