Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar medaljen e tyre të katërt të artë radhazi në Lojërat Olimpike në basketboll.
SHBA-të në finale mposhtën Francën me rezultat 87:82.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi, ku në fund të pjesës së parë, amerikanët arritën një epërsi prej vetëm katër pikësh.
Lojtari i Portland Trail Blazers, Damian Lillard u lëndua në finale dhe nuk arriti të vazhdoj deri në fund.
Megjithatë, ishte ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant i cili ishte heroik në finalen e madhe të “Tokyo 2020”.
Jrue Holiday dhe Khris Middleton u bënë, dyshja e parë që nga viti 1992, që kanë fituar titullin e NBA dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Franca kishte performancë shumë të mirë po ashtu, dhe humbja e vetme për ta, erdhi në finalen kundër SHBA-ve.
Më të dalluarit në anën e amerikanëve ishin Kevin Duranty me 29 pikë e 6 kërcime dhe Jayson Tatum me 19 pikë e 7 kërcime.
Ndërsa te Franca, më të mirët ishin Evan Fournier me 16 pikë dhe Rudy Gobert me po aq pikë e 8 kërcime.
SHBA-të përfunduan këtë rrugëtim me medalje të artë, Franca me të argjendtë, ndërsa fituesi i medaljes së bronztë do të kuptohet me fillimin e ndeshjes në ora 13:00 mes Sllovenisë dhe Australisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës